Lajme Zone
Vera rikthen shqiptarët në atdhe, mbi 1.300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia në Portin e Vlorës
KulturëSyri

Vera rikthen shqiptarët në atdhe, mbi 1.300 pasagjerë mbërrijnë nga Italia në Portin e Vlorës

Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik.

Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, ndërsa shifrat e mbërritjeve nga Italia konfirmojnë lëvizjet e shumta gjatë sezonit turistik. Vetëm gjatë ditës së sotme, përmes dy trageteve të linjës Brindisi–Vlorë, kanë mbërritur në Portin e Vlorës 1,388 pasagjerë.Lexo edhe:Horoskopi: Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat Sipas të dhënave të raporteve të mbërritjes, në port kanë hyrë gjithashtu 291 automjete, 10 kampera dhe 31 motoçikleta. Ndërkohë, në dalje nga Porti i Vlorës janë regjistruar rreth 700 pasagjerë, duke vijuar kështu fluksi i lartë i lëvizjeve përmes pikës portuale të Vlorës gjatë sezonit turistik. Dy tragetet kanë sjellë respektivisht 817 dhe 571 pasagjerë, duke dëshmuar vijimin e fluksit të lartë të hyrjeve në Vlorë gjatë muajit gusht.