Lajme Zone
Vendosi vetëm një person, 'The Times' zbulon prapaskenat e rastit Balogun në Kupën e Botës 2026
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vendosi vetëm një person, 'The Times' zbulon prapaskenat e rastit Balogun në Kupën e Botës 2026

Sulmuesi i SHBA-së u ndëshkua me karton të kuq, por u fal nga FIFA për ndeshjen pasardhëse edhe pas ndikimit të Donald Trump.

Çështja e anulimit të pezullimit të Folarin Balogun vazhdon të jetë në qendër të polemikave edhe disa ditë pas eliminimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Belgjika në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i Monacos ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës, por pas rishikimit të rastit FIFA anuloi dënimin, duke i dhënë mundësinë të luante në përballjen me Belgjikën. Vendimi ngjalli reagime të shumta, sidomos pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi publikisht se kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për t'i kërkuar rishikimin e çështjes. Megjithatë, Trump theksoi se nuk kishte kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë heqjen e pezullimit, ndërsa FIFA insistoi se vendimi ishte marrë në mënyrë të pavarur. LEXO EDHE:Francë - Spanjë, gjysmëfinalja rekord e Botërorit! 2.7 miliardë euro në fushë Sipas një raportimi të gazetës britanike 'The Times', procedura e ndjekur nga FIFA nuk ishte ajo e zakonshmja. Edhe pse Komisioni Disiplinor u mblodh për të shqyrtuar rastin, vendimi nuk iu nënshtrua votimit të 18 anëtarëve të tij. Raporti zbulon se pezullimi i Balogun u anulua vetëm nga presidenti i Komisionit Disiplinor, Mohammad Al Kamali, i cili ushtroi kompetencat që i jep neni 27 i Kodit Disiplinor të FIFA-s. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: FIFA Folarin Balogun donald trump SHBA Boterori 2026 Mohammad Al Kamali Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.1% Jo! 18.8% Disi! 3.1% Vota total: 4207 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?