Lajme Zone
Vendoret 2027, Salianji për Report Tv: Opozita është me vonesë! Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vendoret 2027, Salianji për Report Tv: Opozita është me vonesë! Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive

Zgjedhjet vendore të 9 majit mund të tingëllojnë larg, por sipas kalendarit politik, Ervin Salianji e cilëson opozitën se është me vonesë për shpalljen e kandidatëve. Gjatë diskutimit në “Studio Live” në Report Tv, ish-deputeti shprehet se PD nuk ka kandidatë për 90% të bashkive. Salianji bën përgjegjës Sali Berishën për rënien e protestës dhe shton se gjenerata Z s’ka asnjë arsye për ta mbështetu

Zgjedhjet vendore të 9 majit mund të tingëllojnë larg, por sipas kalendarit politik, Ervin Salianji e cilëson opozitën se është me vonesë për shpalljen e kandidatëve. Gjatë diskutimit në “Studio Live” në Report Tv, ish-deputeti shprehet se PD nuk ka kandidatë për 90% të bashkive. Salianji bën përgjegjës Sali Berishën për rënien e protestës dhe shton se gjenerata Z s’ka asnjë arsye për ta mbështetur kryedemokratin kur kërkon largimin e tij. LEXO edhe...Ylli Pata: Bashkimi i rremë, pse e dëmton më shumë opozitën! “Opozita është e vonuar në të gjitha proceset. Jemi 3-4 muaj para fushatës elektorale, muajt e fundit ecin shumë shpejt. Është e vonuar në përzgjedhjen e kandidatëve, bërjen e aleancave, njohjen e një realiteti të ri që është protesta. Fokusi duhet të vendosej te largimi i Ramës, por e prishi protestën. Dalja e Sali Berishës në protestë, e qëllimtë për ta prishur. Ç’punë ka të shkojë atje? Çfarë do të bëjë në datë 28 ai? Një protestë që kërkon largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Nëse Berisha po mos të kishte interesin personal ose trajtimin si biznes të partisë, do të kishte dalë në protestë kundër vetes. Në 36 vite të mërzitet edhe vetja. Gjenerata Z e të tjerat bëjnë betejën për të pasur ndryshim pse të bëjnë betejë për një njeri që ka 36 vite në politikë. Sali Berisha nuk ka kandidat në pothuajse 90% të bashkive. Nuk ka kandidat. Sot PD duhet të kishte kandidatët për 46 bashkitë që la reforma e re. Opozita mund të fitojë nëse bën një hap pas Berisha”, tha Salianji. Lajm në përditësim... Ora 17:45 ‘Sali Berisha gogol’, Salianji: Rama e mban për të trembur qytetarët! Po të dorëhiqet ai, kryeministri do të rrëzohet brenda muajit Largimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike është çelësi që protestuesit të mundësojë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, thotë Ervin Salianji.Ish-deputeti demokrat pohon në “Studio Live” në Report Tv se i beson teorisë që dy rivalët politikë ‘bashkëpunojnë’ për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet. Sipas tij, Rama e përdor Berishën si ‘gogol’ për të trembur qytetarët.“Edi Rama është i interesuari kryesor dhe e mban në bashkëqeverisje Sali Berishën. Kostot politike që duhet t’i vijnë Ramës nga shkërmoqja brenda vetes, nga një protestë, të gjitha këto janë kosto që do t’i ketë në zgjedhje, por mban atë që bën gogolin, Sali Berisha përpara dhe qytetarët tremben.Është një sistem i bllokuar që duan ta mbajnë të dy, siç edhe protestës i vunë shkelmin të dy. Të gjithë kandidatët që kanë fituar bashkitë kanë qenë kundër linjës së Berishës. Nëse Berisha jep dorëheqjen sot, i jep mundësi qytetarëve ta hedhin Ramën brenda një muaji”, tha Salianji. Share Ora 17:28 Spiropali akuzoi Ballukun për presion, Salianji: E bëri pas largimit nga funksionet! Në PS luftojnë për ‘dashurinë’ e Ramës Akuzat e Elisa Spiropalit kundrejt Belinda Ballukut se kjo e fundit i ka bërë presion përmes drejtorit të Tatimeve, Ilir Binajt, ish-deputeti Ervin Salianji shprehet se kanë ardhur pasi ajo u përjashtua nga forumet e Partisë Socialiste.“Akuzat e Spiropalit tregon një lloj dinjiteti dhe personaliteti të vetin, por jo pasi largohesh nga funksionet. Së dyti, janë akuza penale. Nëse Spiropali thotë që kjo më ka vendosur shtetin mua për të më kërcënuar politikisht, jemi në kushtet e një lufte”, tha Salianji në “Studio Live” në Report Tv.Situatën e kohëve të fundit brenda kampit rozë ish-deputeti i PD e sheh si “luftë për dashurinë e Ramës”. Ai komenton edhe përplasjen e Erion Veliajt me kryeministrin, duke thënë se kryebashkiaku ndodhet në kushte të pabarabarta për shkak të izolimit.“Këta luftojnë të gjithë për dashurinë e Ramës. në kuptimin e pushtetit. Ajo del e thotë është mentori im, njeriu im, kjo tjetra thotë merr vendimmarrjet. Spiropali kishte mundësinë një muaj më parë, kur u votua reforma territoriale, e votoi, bashkë me Braçen. Veliaj është në një luftë me kushedi sa hapa vonesë dhe është i izoluar. Lufta në kushtet e burgut nuk është e njëjtë. Pamundësia që të jep izolimi për të bërë luftë politike... Veliaj e ka thënë politikisht, por me shumë hapa vonesë. Njëfarë kostoje e ka në këtë betejë Edi Rama sepse janë gjithë bashkëpunëtorët e vet që po dalin dhe po thonë gjëra, atë që ne themi prej vitesh, sistemi që ka prodhuar Edi Rama po prodhon këtë lloj përplasjeje. Në PS, njerëz që i ka ndihmuar Veliaj, nuk po shoh të dalin e të thonë ky njeri po trajtohet në mënyrë të padrejtë. Aty ka vetëm një gjurmë, forca ose interesi. Këta kanë qenë kolegë dhe Veliaj kur ka qenë jashtë nuk ka thënë asgjë për Beqajn, Tahirin, Ahmetajn, kur iu shkon te vetja, del që problemi është Rama”, u shpreh Salianji.Më tej, ish-deputeti thotë se kriteret e përzgjedhjes në PS janë reduktuar duke dëmtuar sistemin politik.“Të gjithë njerëzit nga të cilët Edi Rama ka marrë pushtetin, ka djegur një brez socialistësh. Edi Rama ka rrëzuar kriterin politik të funksionimit të politikës. Politika është katandisur kështu prej sistemit zgjedhor se i vendosin këta dhe bëjnë llogari veten e familjen e vet, po qenë mirë ata, u duket sikur Shqipëria është dritë. Në Shqipëri, debati politik nuk ka më të njëjtën vlerë. Demokracia kërkon kultivimin e kulturës demokratike”, tha deputeti. Share P.J/ReportTv.al zgjedhjet vendore 2027 sali berisha ervin salianji studio live PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.7% Nuk e di 9% Vota total: 2104 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?