Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vendoret 2027/ PD kundër votimit elektronik, Berisha: Teknologjia manipulohet! PS: Të zgjerohet (VIDEO)


Në zgjedhjet vendore të 2027-ës, KQZ kërkon të zgjerojë votimin dhe numërimin elektronik në më shumë bashki, por dy forcat kryesore politike ndahen në qëndrime. Sali Berisha tha sot se PD nuk e pranon teknologjinë në asnjë bashki, pasi sipas tij, procesi manipulohet. Ndërsa mazhoranca është gati të dorëzojë në KQZ një listë me bashki të tjera për proces elektronik, si garanci shtesë për votën.

Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, me një hartë të re të bashkive në tryezë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ftoi të premten në një takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar zgjerimin e teknologjisë në zgjedhje, votimin dhe numërim elektronik Temë, për të cilën PD është e prerë se nuk ofron garanci për sigurinë e votës, ndaj këtë të hënë Sali Berisha u përgjigj publikisht dukë thënë se selia blu është kundër votimit dhe numërimit elektronik, qoftë edhe në një bashki të vetme. “Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani. Janë krijuar servera paralelë, ka pasur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”, tha Berisha. LEXO EDHE:Faza e dytë e Reformës Territoriale, PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar! Parashikohet rishikimi i kompetencave të bashkive dhe kuadrit ligjor Ndryshe nga PD, socialistët kërkojnë që votimi dhe numërimi elektronik të shtrihet edhe përtej bashkive ku u implementua në zgjedhjet e shkuara. E kontaktuar nga Report Tv përfaqësuesja ligjore e PS në KQZ, Elena Xhina, tha se së shpejti do t’i dërgojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën me bashkitë që shumica sugjeron të zgjerohet votimi elektronik, të cilin ndryshe nga opozita e shohin si garanci shtesë për votën. “Modernizimi i procesit zgjedhor nuk është thjesht çështje teknologjie, por një investim në cilësinë e demokracisë dhe në forcimin e besimit te institucionet”, shkroi në Facebook. Ndërkohë sipas KQZ, në tryezën e diskutimit, edhe të gjitha partitë e tjera të vogla, ishin dakord për zgjerimin e votës elektronike. Zgjedhjet vendore, do të mbahen në pranverën e vitit 2027, ndërsa data duhet të dekretohet nga presidenti Bajram Begaj pas konsultimit me partitë politike brenda afatit që i përcakton ligji, 6 nëntorit. P.J/Shqiptarja.com TAG: kqz sali berisha zgjedhjet 2027 PD Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 7116 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?