Lajme Zone
“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD
PolitikëABC News Albania

“Vendoret 2027”, Begaj nis konsultimet/ Presidenti takon kreun Kuvendor të PS, pret edhe përfaqësues të PSD

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjet vendore.  Takimet po zhvillohen në Pallatin e Brigadave, ku pjesë e konsultimeve ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas përfundimit të takimit me Presidentin Begaj, Taulant Balla është larguar nga Pallati i Brigadave. Ndërkohë, në ambientet e Presidencës ka mbërritur për të marrë pjesë në konsultime edhe Partia Socialdemokrate (PSD).

ABC News mëson se PSD ka propozuar datën 9 maj te Presidenti, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, ndërkohë që PS mbetet e hapur për cdo datë nga 15 prilli me 15 maj, me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me një festë fetare Konsultimet e kreut të shtetit me partitë politike janë pjesë e procesit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore./abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Bajram BegajPallati i Brigadave