Kosova po hyn në orët vendimtare para 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin aktgjykimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ndërsa pritja për vendimin është rritur, kryeministri Albin Kurti uroi që katër ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë paralajmëroi për protesta të mëdha ditën e shpalljes së verdiktit. Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 4, Kurti tha se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë dhe shprehu besimin që edhe vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me të. LEXO edhe...Më 16 shtator shpallet verdikti, këta janë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë “Për ne është gjithçka e qartë, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen në vendin e tyre, më pranë familjeve”, tha Kurti. Në të njëjtën ditë, Ambasada amerikane në Prishtinë lëshoi një njoftim sigurie për 16 shtatorin, duke bërë të ditur se në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera priten demonstrata të mëdha. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonat ku do të zhvillohen protestat, pasi mund të ketë bllokime rrugësh dhe vonesa në qarkullim. Ndërkohë, në Kosovë janë shtuar pritshmëritë ndaj vendimit. Profesori Enver Hasani tha për mediat se ishte optimist. “Jam optimist për aktgjykimin. Ndërmarrja e përbashkët kriminale nuk ka logjikë. Kosova do të dalë faqebardhë, si për arsye politike ashtu edhe juridike”, tha ai. Aktgjykimi do të shpallet pas një procesi gjyqësor që zgjati 234 ditë . Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Vendimi do të merret nga trupi gjykues i përbërë nga Charles Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor. Ora 13:52 Më 16 shtator shpallet verdikti, këta janë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë Më 16 shtator pritet të mbyllet një nga proceset më të rëndësishme që janë zhvilluar në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas më shumë se 230 ditësh seanca gjyqësore, trupi gjykues do të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë. Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.Pjesë e panelit është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe, i cili së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.Trupi gjykues përfshin gjithashtu gjyqtarin zviceran Guénaël Mettraux. Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese por si gjyqtar rezervëGjyqtarët do të vendosin nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati 234 ditë. Share U.D/ReportTv.al Albin Kurti gjykata speciale ne hage uck hashim thaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7773 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

