Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon sot protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.Kjo protestë mbahet në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim.Telegrafi do t'ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth protestës. Postet:Mbylle18/09/2026 • 11:00Protesta në Prishtinë, Ambasada amerikane këshillon shmangien e sheshit “Skënderbeu”18/09/2026 • 10:35Protesta nga OVL e UÇK-së në Prishtinë, Komuna paralajmëron pengesa në transportin publik18/09/2026 • 10:20Atmosfera përmes fotografive para nisjes së protestës në shesh18/09/2026 • 09:30Protesta sot, Policia thirrje pjesëmarrësve: Tregoni kujdes e maturi, mos hidhni gjësende të forta dhe mos përdorni maska 5 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 18/09/2026 • 11:00Protesta në Prishtinë, Ambasada amerikane këshillon shmangien e sheshit “Skënderbeu”Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një njoftim lidhur me protestën që pritet të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) është paralajmëruar të nisë në orën 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Lajmi i plotë>>>18/09/2026 • 10:35Protesta nga OVL e UÇK-së në Prishtinë, Komuna paralajmëron pengesa në transportin publikKomuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik, për shkak të protestës së paralajmëruar në kryeqytet.Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pritet të mbahet sot në orën 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Lajmi i plotë>>>18/09/2026 • 10:20Atmosfera përmes fotografive para nisjes së protestës në sheshAtmosfera përmes fotografive para nisjes së protestës në sheshEdhe pak orë na ndajnë nga fillimi i protestës së nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në shesh shihen flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës afër institucioneve.Lajmi i plotë>>>18/09/2026 • 09:30Protesta sot, Policia thirrje pjesëmarrësve: Tregoni kujdes e maturi, mos hidhni gjësende të forta dhe mos përdorni maskaFoto: ArkivPolicia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me protestën e paralajmëruar për sot në ora 12:00 e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës - UÇK-së, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale policore.Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që tregojnë kujdes e maturi, të mos hedhin mjete të forta dhe të mos bartin maska.Lajmi i plotë këtu:

