Lajme Zone
“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Qeveria dhe Kuvendi vendosin për pagat
PolitikëABC News Albania

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Qeveria dhe Kuvendi vendosin për pagat

Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, Saho akuzoi qeverinë për arrogancë në vendimmarrje, ndërsa e konsideroi arbitrar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kundërshtoi gjithashtu kërkesat për rritje të mëtejshme të pagave për gjyqtarët e GJKKO-së, SPAK-ut dhe gjyqësorit.

Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, Saho akuzoi qeverinë për arrogancë në vendimmarrje, ndërsa e konsideroi arbitrar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai kundërshtoi gjithashtu kërkesat për rritje të mëtejshme të pagave për gjyqtarët e GJKKO-së, SPAK-ut dhe gjyqësorit.

“Për mendimin tim ka dy shkaqe që kemi arritur në këtë zallamahi të madhe, të përplasemi dhe të hamë kokën me njëri-tjetrin. Problemi në këtë rast është se po hanë kokën institucionet, jo vetëm gjyqtarët, gjyqësori, ekzekutivi dhe Kuvendi. Qeveria u tregua shumë arrogante me vendimin që mori, të diskutohej në kohë, jo vetëm që çështja të debatohej në mënyrë transparente.

Qeveria nuk e bëri këtë dhe këtu mendoj unë është arsyeja e kësaj përplasjeje kaq të madhe. Kushtetuesja ka bërë një vendim arbitrar. Kushtetuesja edhe një herë konfirmoi që është qeveria dhe Kuvendi ata që vendosin për pagat. Do të ishte nonsens që të jetë një institucion tjetër që vendos për pagat. Rritje pagash janë bërë me 100 herë dhe asnjëherë nuk ka pasur proporcionalitet, qeveria bën politikë me pagat.

Shteti në momente të caktuara mund të mos ketë mundësi financiare që të gjithë listës së pagave t’u bëjë rritje. Mungesa e seriozitetit të Kushtetueses ishte me pretendimin që ishte një ulje e fshehtë, asnjë pagë nuk u prek, nuk u ul. Përkundrazi, u rrit në mënyrë relative, por edhe në masë absolute pas vitit 2023. Ku është prekur këtu parimi kushtetues?

Pretendimi i tyre nuk ka asnjë bazë ligjore. Duhet të kemi parasysh që atyre nuk mund të rritet në asnjë masë. Po abuzojnë, që pagat e GJKKO-së e SPAK-ut të shkojnë 10 mijë euro në muaj dhe të gjyqtarëve të tjerë të shkojë 6 mijë euro në muaj. Të kërkosh rritje page në nivele të tilla për mua është absurditet. Ndërkohë që ne kemi më shumë urgjente rritjen e pagave. Vendimi i mëtejshëm i KLGJ dhe KLP për të rritur më tej pagat e tyre ishte tejet i turpshëm”, tha Spaho. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEmisioneSheshi i Dollarit Edmond SpahoKLGJKLPpagat e gjyqtareve