Lajme Zone
“Vendimi i Hagës, varrosje për së gjalli”/ Rama: Shqpëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Vendimi i Hagës, varrosje për së gjalli”/ Rama: Shqpëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me Diasporën shqiptare në Detroit të Shteteve të Bashkuara, foli edhe për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me Diasporën shqiptare në Detroit të Shteteve të Bashkuara, foli edhe për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se nuk mund ta shmangte këtë çështje gjatë adresimit të tij para komunitetit shqiptar, duke e cilësuar situatën si një “mort për së gjalli” dhe si një moment pafuqie kombëtare.

Më tej, kryeministri ngriti shqetësimin e tij për atë që e cilësoi si “varrosje për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi, sipas tij, nuk gjen mbështetje te populli. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Nuk kisha si e shmangja atë që ndodhi në Hagë. Fjalët duken të kota njësoj si në mort, një mort për së gjalli. Një pafuqi kombëtare. Ka një fjalë që e përsërisin shpesh, respektoni vendimin e gjykatës, shteti i së drejtës. Nuk diskutojmë këtë, por jo vendimin e gjykatës , edhe vetë vdekjen e pranon ai që vdes. Por problemi është si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, ku vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim. Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa t’i rrijë në krah Kosovë. Por sidoqoftë të zgjedhurit e popullit do të vendosin ta refuzojnë varrosjen për së gjalli të katër burrave”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetRajoni