Lajme Zone
Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe - nuk do të rrimë duarkryq
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe - nuk do të rrimë duarkryq

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe dhe se, sipas tij, ky ndryshim nuk mund të pranohet nga populli i Kosovës. “Ne, në përputhje me kërkesën e popullit të Kosovës, do të shohim si PDK. Nuk do të rrimë duarkryq dhe do t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për të sjellë drejtësi”, deklaroi Tahiri.Ai e cilësoi vendimin si “një padrejtësi të madhe për popullin dhe vendin tonë”.“Hapat jemi duke i diskutuar dhe do t’i shohim pastaj”, tha Tahiri.Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, i shpallur një ditë më parë, rezultoi me dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. /Telegrafi/