Haga / Vendimi i Hagës shkon përtej fatit të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe sinjalizon përpjekjen e Gjermanisë e Francës për të riformatuar ekuilibrat në Kosovë, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut... Ishte shumë i çuditshëm entuziazmi i qarqeve mediatike në Prishtinë përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale.
Disa numëronin ditët, ndërsa të tjerë pretendonin se kishin burime të sigurta diplomatike, sipas të cilave Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së do të liroheshin.
Përse këta personazhe të njohur dhe të mbështetur nga qarqe politike u binin këmbanave për lirimin e Hashim Thaçit? Sipas të gjitha gjasave, dikush ua kishte thënë. Ndryshe, nuk do ta shfaqnin me aq siguri.
Këta personazhe veprojnë më shumë si marioneta politike sesa si analistë realë. Megjithëse zotërojnë informacione të shumta, ata nuk i kanë përdorur për të arritur në përfundime të drejta apo për të ngritur hipoteza racionale.
Ata funksionojnë më shumë si “proxy”, si mekanizma mediatikë që përhapin narrativa në opinionin publik pa treguar gjasat, peshën dhe mundësitë reale të zhvillimeve.
Duket se qarqet diplomatike u treguan cinike, madje shumë cinike. Aleksandar Vuçiç ishte i vetmi që mbajti një qëndrim publik më të qartë. Fillimisht deklaroi se Thaçi do të lirohej, ndërsa më pas tha se do të dënohej. Ai, natyrisht, kishte më shumë informacion dhe në fund u ndje fitues.
Çfarë përfaqëson ky dënim përtej qarjeve dhe emocioneve që nuk pushojnë, pa i lënë vend logjikës dhe arsyes?
Vendimi është realisht shumë i rëndë, sepse përmban një peshë më shumë gjeopolitike sesa politike. Fakti që vendimin e shqiptoi një gjykatës amerikan mund të shërbejë edhe si tregues i një qëndrimi të Departamentit të Shtetit. Ka gjasa që kjo të jetë e vërtetë, por vendimi mban mbi të gjitha një vulë të qartë europiane.
Bëhet fjalë për një vendim që reflekton peshën e Gjermanisë dhe Francës. Natyrisht, në të marrin pjesë edhe vende të tjera, por dy shtetet kryesore të Bashkimit Europian mbajnë peshën më të madhe politike dhe financiare në funksionimin e gjykatës. Holanda, ndërkohë, ka marrë përsipër aspektet logjistike.
Cila është kleçka gjeopolitike që e dinë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, por nuk e thonë dhe përpiqen ta përdorin politikisht për të fituar pikë?
Pikërisht këtu qëndron çështja më e rëndë. Përtej fatit të Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, ky vendim mund të përbëjë një vulë që tregon lëvizjet e Europës në lojën për riformatimin e rendit botëror.
Ky proces nisi pas rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Lindja e Mesme përbën terrenin ku ndryshimi po shfaqet më qartë. Ukraina është fusha ku Europës po i imponohet një hartë e re, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në konfigurimin gjeopolitik të kontinentit.
Ballkani përbën pjesën tjetër të mozaikut. Kosova mbetet pjesa më e brishtë, ose më saktë, territori që Gjermania dhe Franca e pranuan me vështirësi kur Amerika ua imponoi dhe që tani kërkojnë ta rishqyrtojnë.
Gjermania dhe Franca nuk po synojnë vetëm të rishikojnë vendimin që çoi në bombardimin e Serbisë. Ato kërkojnë të imponojnë peshën e tyre në lojën gjeopolitike europiane.
Kosova, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut përbëjnë hartat ku po luajnë fuqitë e mëdha. Në këtë lojë marrin pjesë Rusia, Kina dhe Turqia.
Në këtë kuadër duhet lexuar dënimi i Hashim Thaçit. Në të njëjtën skemë duhet analizuar edhe fakti që Albin Kurti vazhdon të jetë kryeministër i Kosovës, sepse kështu u intereson sot Gjermanisë dhe Francës./Pamfletivendimi i hagës pse u dënua hashim thaçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Bardhi kërkon Komision Hetimor për KAYO-n: Të zbardhet si janë shpenzuar 34 milionë euro 17 Shtator 2026, 10:0710:07Politike “Si i mori 34 mln euro Yeffet-i i Ramës?”/ PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO” 17 Shtator 2026, 09:5309:53Politike Dënimi i Hashim Thaçit, Pandeli Majko i përlotur: Jam i rënduar psikologjikisht, po përpiqen të na deformojnë historinë 17 Shtator 2026, 08:0308:03Politike Nga 5 interpelancat te pagat e magjistratëve, rendi i ditës për senacën e sotme në Kuvend 17 Shtator 2026, 07:3907:39Politike Ilir Kulla për Veliajn: Kemi një paradoks juridik unik, drejtësia po përplaset me pushtetin e zgjedhur 16 Shtator 2026, 21:4821:48Politike “Liria ka emër”, deklarata e Begajt që tërboi Aleksandër Vuçiçin! 16 Shtator 2026, 21:3321:33Politike

