Lajme Zone
“Si i mori 34 mln euro Yeffet-i i Ramës?”/ PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
PolitikëPamfleti

“Si i mori 34 mln euro Yeffet-i i Ramës?”/ PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”

Kërkesa u diskutua në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, paraqiti argumentet e opozitës dhe kërkoi hetimin parlamentar të kontratave, përdorimit të fondeve publike dhe aktivitetit të kompanisë. Në qendër të debatit janë 34 milionë euro që KAYO ka shpenzuar nga buxheti i shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkoi gjithashtu sqarimin e marrëdhënieve të kompanisë me biznesmenin Ron Yeffet.

Konferenca e Kryetarëve Në qendër të përplasjes janë 34 milionë euro që KAYO ka shpenzuar nga buxheti i shtetit. Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor është diskutuar në Konferencën e Kryetareve, pas pretendimeve të ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanisë, kjo edhe pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ku pretendohet për trafik armësh. Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD-së për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore KAYO, me pretendimin se nuk plotëson kriteret.

Kërkesa u diskutua në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, paraqiti argumentet e opozitës dhe kërkoi hetimin parlamentar të kontratave, përdorimit të fondeve publike dhe aktivitetit të kompanisë. Në qendër të debatit janë 34 milionë euro që KAYO ka shpenzuar nga buxheti i shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkoi gjithashtu sqarimin e marrëdhënieve të kompanisë me biznesmenin Ron Yeffet.

“Kompania KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro. Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yeffet”, deklaroi Bardhi në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Bardhi pretendoi se institucionet kanë dhënë deklarata kontradiktore për aktivitetin e KAYO-s. Sipas tij, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se kompania ka prodhuar dhe shitur armë.

“Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yeffet, mik i Kryeministrit”, tha Bardhi.

Ai iu referua edhe audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku janë ngritur pretendime për trafik armësh. Bardhi kërkoi që komisioni parlamentar të verifikonte edhe këto pretendime.

“E vërteta është që individi Ron Yeffet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta”, deklaroi Bardhi.

Një tjetër pikë e përplasjes lidhet me dokumentacionin e KAYO-s. Bardhi tha se opozita i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes informacion për kontratat dhe aktivitetin e kompanisë, por ministria nuk ia ka vënë në dispozicion.

“Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentet?”, tha ai.

Sipas Bardhit, komisioni do t'i jepte opozitës mundësinë të kërkonte zyrtarisht kontratat e lidhura nga kompania shtetërore dhe dokumentacionin për marrëdhëniet me subjektet private.

“Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yeffet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se opozita pranonte të negocionte formulimin e objektit të hetimit, por jo ngritjen ose jo të komisionit.

“Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, tha Bardhi.

Nga mazhoranca, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla argumentoi se kërkesa nuk plotëson kriteret për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Sipas arsyetimit të paraqitur, objekti i kërkesës është tepër i gjerë dhe përfshin çështje të ndryshme, pa përcaktuar në mënyrë të qartë faktet konkrete, veprimet apo mosveprimet që duhet të hetohen.

Në dokumentin e bërë publik thuhet se nuk janë individualizuar qartë kontratat, aktet apo veprimet konkrete që pretendohet se janë të paligjshme, ndërsa periudha kohore e hetimit nuk është përcaktuar në mënyrë të mjaftueshme.

“Nga pikëpamja përmbajtësore, kërkesa nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, në veçanti kriterin e ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”. Objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa individualizuar qartë faktin apo grupin e fakteve konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar.

Nuk janë përcaktuar veprime ose mosveprime konkrete të zyrtarëve publikë apo të përfaqësuesve të shoqërisë “KAYO” Sh.A., aktet ose kontratat konkrete që pretendohet se janë të paligjshme, si dhe periudha kohore në të cilën duhet të shtrihet hetimi. Në këtë mënyrë, objekti synon kontrollin e përgjithshëm të të gjithë veprimtarisë së shoqërisë dhe jo hetimin e një çështjeje të individualizuar me rëndësi të veçantë publike.

Edhe tetë pikat që përbëjnë objektin e propozuar kanë natyrë të ndryshme dhe heterogjene, duke përfshirë marrëdhënie kontraktuale, veprimtari prodhuese dhe tregtare në fushën ushtarake, fonde buxhetore, dyshime për trafik armësh dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s. Një shtrirje e tillë e objektit nuk mundëson përcaktimin e saktë të kufijve të hetimit dhe nuk përmbush standardin kushtetues të një çështjeje të veçantë të shoqëruar me indicie të qarta.

Kërkesa nuk evidenton gjithashtu indicie konkrete dhe të mjaftueshme për paligjshmëri. Vendimet e Këshillit të Ministrave, krijimi i katër shoqërive të përbashkëta nga “KAYO” Sh.A. me partnerë privatë, raportimet mediatike dhe investigative, si dhe audiopërgjimi i publikuar, nuk përbëjnë në vetvete prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë një dyshim të arsyeshëm për veprimtari të paligjshme.

Një komision hetimor parlamentar nuk mund të ngrihet me qëllimin e përgjithshëm të mbledhjes së informacionit për të verifikuar nëse gjatë hetimit mund të zbulohet një paligjshmëri. Për ngritjen e tij duhet të ekzistojnë paraprakisht të dhëna dhe indicie konkrete që provojnë ekzistencën e një çështjeje që kërkon kontroll parlamentar.

Nuk rezulton e argumentuar në mënyrë të mjaftueshme as ekzistenca e një interesi publik të veçantë që ta bëjë të domosdoshëm hetimin parlamentar. Natyra e ndjeshme e sektorit të mbrojtjes dhe referencat ndaj kontekstit ndërkombëtar të blerjes dhe tregtimit të pajisjeve ushtarake mbeten argumente të përgjithshme, për sa kohë nuk shoqërohen me fakte konkrete që provojnë cenimin e sigurisë publike ose të një interesi të rëndësishëm shtetëror.

Fakti që Ministri i Mbrojtjes është pjesë e organeve drejtuese të shoqërisë “KAYO” Sh.A. nuk përbën, në vetvete, shkak të mjaftueshëm për ngritjen e një komisioni hetimor. Për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij, ministri mund t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar përmes komisioneve të përhershme, pyetjeve apo interpelancës në seancë plenare. Hetimi parlamentar, ndërkohë, nuk mund të përdoret për nxjerrjen e përgjegjësisë individuale të një personi të caktuar.

Një element tjetër lidhet me nisjen e verifikimeve nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për audiopërgjimin e publikuar në media. Megjithëse ekzistenca e një hetimi penal nuk përbën automatikisht pengesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, përfshirja e së njëjtës çështje në objektin e hetimit parlamentar krijon rrezik për mbivendosje dhe ndërhyrje në kompetencat e organit të prokurorisë, veçanërisht për sa i përket verifikimit të autenticitetit dhe vlerësimit të provave.

Në këto kushte, kontrolli politik parlamentar rrezikon të depërtojë në sferën e kontrollit juridik dhe të krijojë konflikt kompetencash me organet e drejtësisë, në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Komisioni hetimor nuk mund të shndërrohet në një mekanizëm paralel të hetimit penal apo të ushtrojë presion institucional mbi procese hetimore në zhvillim.

Çështjet e ngritura në kërkesë mund të trajtohen edhe nëpërmjet instrumenteve të tjera të kontrollit parlamentar të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, përfshirë pyetjet në komisione dhe në seancë plenare, pyetjet me shkrim dhe interpelancat.

Edhe mungesa e përgjigjes ndaj kërkesave për informacion të paraqitura nga një deputet ndaj Ministrisë së Mbrojtjes nuk mund të shërbejë, në vetvete, si argument për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Një interpretim i tillë do të krijonte precedent që çdo mosdhënie përgjigjeje nga ekzekutivi ndaj një kërkese parlamentare të shërbente si bazë për ngritjen e një komisioni hetimor.

Në përfundim, megjithëse kërkesa plotëson kriterin formal të numrit të deputetëve që e kanë nënshkruar, ajo nuk plotëson kriteret përmbajtësore kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Mungesa e individualizimit të një “çështjeje të veçantë”, objekti tepër i gjerë dhe i paqartë, mungesa e indicieve konkrete dhe të mjaftueshme për paligjshmëri, si dhe rreziku i mbivendosjes me kompetencat e organeve të drejtësisë, nuk krijojnë bazën e nevojshme për ushtrimin e kontrollit hetimor parlamentar në formën e kërkuar”, u shpreh Taulant Balla.mazhoranca socialiste yeffet komisionit hetimor për kompaninë “kayo” Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Dënimi i Hashim Thaçit, Pandeli Majko i përlotur: Jam i rënduar psikologjikisht, po përpiqen të na deformojnë historinë 17 Shtator 2026, 08:0308:03Politike Nga 5 interpelancat te pagat e magjistratëve, rendi i ditës për senacën e sotme në Kuvend 17 Shtator 2026, 07:3907:39Politike Ilir Kulla për Veliajn: Kemi një paradoks juridik unik, drejtësia po përplaset me pushtetin e zgjedhur 16 Shtator 2026, 21:4821:48Politike “Liria ka emër”, deklarata e Begajt që tërboi Aleksandër Vuçiçin! 16 Shtator 2026, 21:3321:33Politike Rama i vendosur për Reformën Territoriale: Nuk cenohen shërbimet, në Korçë do të rriten investimet 16 Shtator 2026, 17:2017:20Politike “Washington Post”: Pasojat e verdiktit të Hagës; Kosova përballë një beteje të re politike dhe historike 16 Shtator 2026, 15:1615:16Politike