Lajme Zone
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Reagon Britania e Madhe
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Reagon Britania e Madhe

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Në reagimin e bërë, Wood shprehet se Britania është krenare për rolin që ka luajtur në parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999. Wood tha se Britania do të vazhdojë të punojë me parnerët në rajon për të mbështetur paqen dhe një të ardhme të begatë. “Ne jemi krenarë p

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Në reagimin e bërë, Wood shprehet se Britania është krenare për rolin që ka luajtur në parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999.

Wood tha se Britania do të vazhdojë të punojë me parnerët në rajon për të mbështetur paqen dhe një të ardhme të begatë. “Ne jemi krenarë për rolin që luajtëm, së bashku me aleatët e NATO-s, në parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat dhe familjet e tyre. Konstatimet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësinë të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe që siguria e njerëzve të jetë përparësia kryesore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon dhe më gjerë për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet”, tha ministri britanik./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.