Lajme Zone
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK -së, protesta në 9 komuna e diasporën e Kosovës
PolitikëReport TV

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK -së, protesta në 9 komuna e diasporën e Kosovës

Platforma Liria ka emër së bashku me Organizatën e Veteranëve të UÇK kanë bërë thirrje për grumbullim në Podujevë, Prizren, Istog, Rahovec, Kaçanik, Drenas, Deçan, Gjilan, dhe Prishtinë.

Në 9 komuna të Kosovës qytetarët janë thirrur këtë të premte, të protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës që dënoi në shkallën e parë Hashim Thaçin dhe ish krerët e tjerë të UÇK. Platforma Liria ka emër së bashku me Organizatën e Veteranëve të UÇK kanë bërë thirrje për grumbullim në Podujevë, Prizren, Istog, Rahovec, Kaçanik, Drenas, Deçan, Gjilan, dhe Prishtinë. LEXO edhe...Kosovë/ ‘Jo në emrin tim’,qytetarët sërish protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së! Mbajnë edhe një minutë heshtje për 3-vjetorin e sulmit në Banjskë Ato do të fillojnë nga ora 17.00 në 19:00 dhe në orën 21:00 në kryeqytet ku protestohet për 10-ën natë radhazi që pas dhënies së vendimit nga Haga. Gjithashtu protestat duke nisur që prej kësaj të premteje do të shtrihen edhe në evropë me disaporën e kosovës në Dusseldorf të gjermanisë, Në Lion dhe Paris të francës si edhe Helsinki të Finlandës. Organizatorët kanë njoftuar se kulmi i protestës do të jetë në 1 tetor në një marshim të madh në Prishtinë. Në Kosovë ndërkohë, PDK dërgoi një projektligj në kuvend me synim ndryshimin e ligjit për gjykatën speciale. Ai iu dërgua këtë të premte qeverisë së Albin Kurtit për konsultim, por hapat e radhës për të mbeten të paqarta. PDK ka kërkuar mbështetjen e nismës së saj në parlament në këmbim të pranisë së saj në sallë për presidentin e ri, zgjedhja e të cilit duhet të jetë finalizuar brenda 6 tetorit, në të kundërt vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Xh.K/ReportTv.al kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.2% Disi 11.3% Vota total: 3644 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?