Lajme Zone
Vendimi i Gjykatës/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Gjykatës/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre.

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre. Menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, të ndaluarit kanë lënë ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet. Jashtë rrethimit të rajoneve ishin grumbulluar dhjetëra qytetarë e mbështetës, të cilët i pritën të liruarit me ovacione, thirrje e brohoritje. Vendimi për lirimin e tyre erdhi pasi toga e zezë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë, e cila kërkonte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalimin e hyrjes në territoret e komisariateve 1, 2 dhe 3. Duke e cilësuar procedurën e shoqërimit si të paligjshme, gjykata urdhëroi daljen e menjëhershme nga qelia pa asnjë masë shtrënguese për të gjithë të arrestuarit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb