Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi sot disa nga vendimet e marra këtë të mërkurë nga mbledhja e qeverisë.
Karakaçi tha se është propozuar që rezerva e sigurisë së hidrokarbuereve do të mbahet nga shteti, ndikuar edhe nga pasiguria e krijuar në treg. “Propozojmë që rezerva e sigurisë së hidrokarbuereve do të mbahet nga shteti. Kjo është për momente kur ka pasiguri në treg në kushte të veçanta. Ky ligj i ri krijon detyrimin e ruajtjes së rezervës, duke e menaxhuar dhe e hedhur herë pas here në treg për të mos humbur cilësitë ekonomike”,-tha Karakaçi. Gjithashtu, ministri zbuloi se edhe situatën me punime për mbikalimet në zonat e Kasharit dhe Yrshekut në Tiranë. “Mbikalimet do të bëhen me të njëjtin numër që kanë qenë më parë. Prioriteti është vendosja e mbikalimeve në kohën më të shpejtë. Mbikalimet janë hequr si rrjedhojë e zgjerimit të autostradës. Kontrata është e lidhur dhe do të nisë menjëherë puna. Për çdo detaj tjetër mund të kërkoni dhe të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë”,-u shpreh Karakaçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

