Taulant Balla ka denoncuar djegien e mbeturinave nga punonjësit e bashkisë Kavajë, teksa prej ditësh vendi përballet me zjarret. Kreu i grupit të Partisë Socialiste tregon përmes një videoje se mbetjet vijnë nga çdo anë dhe digjen te Mbikalimi i Spitalit në hyrje të qytetit. Balla thotë se kjo rrezikon përhapjen e zjarreve në qytet e fusha bujqësore, teksa kërkon ndërhyrje nga IKMT dhe Policia e Shtetit. “Ndërsa në disa zona të Shqipërisë vijon përballja me zjarret, çmenduria në Bashkinë Kavajë shkon deri aty sa vetë punonjësit e Bashkisë ndezin zjarre për të djegur mbetjet. Madje siç e ndiqni në këto pamje i sjellin mbetjet me mjete transporti nga çdo anë dhe i djegin në një nga hyrjet e qytetit (Mbikalimi i Spitalit). Jo vetëm që po ndotet mjedisi me tymin dhe ajrin e rëndë, nga gazrat që lëshohen, por kjo çmenduri rrezikon përhapjen e zjarreve në qytet dhe fushat bujqësore përreth. Është detyra e Policisë së Shtetit dhe IKMT të ndalin këtë çmenduri. Janë krime mjedisore dhe rrezik për zjarre”, shkruan Balla. LEXO EDHE:Merr flakë biznesi për prodhimin e letrës në Gjirokastër, regjistrohen dëme të vogla materiale P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: taulant balla kavaje mbeturina zjarr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.1% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3771 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
