Pamfleti publikon fotografinë ku drejtuesi i IKTK-së shfaqet në shoqërinë e pronarit të resortit “Principotes” në Ksamil. Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar, Endri Haxhiu dhe ministri Gonxhe duhet të shpjegojnë natyrën e kësaj marrëdhënieje. Vetëm pak orë pasi një turist portugez 20-vjeçar humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej njerëzve të sigurisë së një resorti në Ksamil, Pamfleti publikon një fotografi që kërkon shpjegime nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës.
Në fotografinë e siguruar nga Pamfleti shfaqen Bekim Bulica(në rreth jeshil djathtas) dhe Endri Haxhiu(në rreth jeshil, majtas), drejtuesi i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një prej njerëzve më të besuar të ministrit Blendi Gonxhe.
Dy personat ndodhen në të njëjtin ambient, në shoqërinë e disa burrave të tjerë. Pamja nuk dokumenton një takim zyrtar, një inspektim institucional apo një aktivitet publik. Ajo paraqet një qëndrim shoqëror, në një mjedis privat çlodhjeje.
Fotografia nuk provon vetë një marrëveshje kriminale. Ajo provon se zyrtari i lartë dhe Bekim Bulica kanë qëndruar në të njëjtën shoqëri. Për një qytetar të zakonshëm, një fotografi e tillë mund të përbënte vetëm një episod privat. Për Endri Haxhiun, ajo ngre pyetje që lidhen drejtpërdrejt me detyrën, kompetencat dhe vendimmarrjen e tij.
Bekim Bulica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun. Pamfleti ka publikuar materiale për të që prej vitit 2025, duke dokumentuar të dhëna mbi arrestimin e tij në Francë, ekstradimin në Shqipëri për një çështje tentative vrasjeje dhe përfshirjen e emrit të tij në dosje të dhunës, armëve, trafikut dhe pastrimit të parave.
Pamfleti ka identifikuar “Principotes & Tulum Resto Lounge” në Ksamil si pikën kryesore të aktivitetit ekonomik të lidhur me rrethin e Bulicës. Subjekti rezulton i regjistruar përmes një shoqërie me kapital fillestar 100 lekë, ndërsa investimi real arrin përmasa që kërkojnë verifikim financiar dhe administrativ.
Institucionet nuk dhanë përgjigje kur Pamfleti publikoi këto të dhëna. SPAK nuk bëri publik ndonjë rezultat hetimor. Strukturat vendore nuk shpjeguan pronësinë reale, burimin e investimit, lejet, përdorimin e vijës bregdetare dhe kontrollin financiar mbi aktivitetin.
Më pas ndodhi vrasja e turistit portugez 20-vjeçar. Sipas të dhënave të deritanishme, në ngjarje u përfshinë njerëz të sigurisë së resortit. Hetimi duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale të autorëve, rolin e administratorëve dhe mënyrën se si subjekti rekrutonte e kontrollonte personelin e sigurisë.
Në këtë sfond, fotografia e Endri Haxhiut me Bekim Bulicën merr rëndësi publike.
Haxhiu nuk mban një funksion periferik. Ai drejton IKTK-në, institucionin që kontrollon ndërhyrjet mbi monumentet, projektet në zonat historike dhe procedurat që lidhen me një pjesë të zhvillimit turistik në territore të mbrojtura. Për shkak të pozicionit të tij, Haxhiu ka qasje në dokumente, vendimmarrje, këshilla teknikë dhe struktura që prekin interesa të mëdha ndërtimore e turistike.
Karriera e tij lidhet ngushtë me Blendi Gonxhen. Në fund të vitit 2018, pak pasi Gonxhe mori drejtimin e DPSHTRR-së, Haxhiu hyri në strukturat drejtuese të institucionit dhe më pas u emërua zëvendësdrejtor. Në korrik 2025 mori drejtimin e DPSHTRR-së. Kur Gonxhe kaloi në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, Haxhiu u emërua drejtor i IKTK-së në nëntor 2025.
Haxhiu, me profesion ekonomist, mori drejtimin e institucionit që shteti e ka ngritur për mbrojtjen shkencore të trashëgimisë kulturore. Pamfleti ka numëruar në dokumentet e publikuara nga institucionet se, gjatë shtatë muajve të parë në këtë detyrë, ai firmosi akte për ndërhyrje në 114 monumente dhe dokumente që lidhen me 171 ndërtime në zona arkeologjike ose pranë pasurive kulturore.
Këto kompetenca e bëjnë marrëdhënien e tij me personazhe të skeduar nga drejtësia një çështje publike. Haxhiu duhet të shpjegojë kur dhe ku u realizua fotografia, kush e organizoi takimin, sa herë është takuar me Bulicën dhe çfarë marrëdhënieje ka me të.
Ai duhet të deklarojë nëse ka vizituar “Principotes” ose aktivitete të tjera të lidhura me rrethin familjar dhe ekonomik të Bulicës. Ministria duhet të publikojë nëse Haxhiu ka marrë pjesë në ndonjë procedurë, inspektim, shqyrtim dokumentesh apo vendimmarrje që ka prekur interesat e Bulicës ose personave të lidhur me të.
Blendi Gonxhe duhet të përgjigjet nëse e njihte këtë marrëdhënie. Ai duhet të sqarojë nëse Haxhiu e ka informuar për kontaktet me Bulicën dhe nëse ministria ka kontrolluar ndonjë konflikt të mundshëm interesi.
Fotografia nuk mund të trajtohet si çështje private për sa kohë njëri prej personave drejton një institucion shtetëror me kompetenca mbi prona, ndërtime, zona të mbrojtura dhe investime turistike, ndërsa tjetri lidhet me një biznes që rezulton i botës së krimit, i denoncuar për dyshime mbi burimin e parave, lejet dhe aktivitetin kriminal përreth tij.
Ngjarja ku humbi jetën turisti portugez tregoi se pas luksit të reklamuar në Ksamil funksiononte një strukturë sigurie që përdori dhunë me pasojë vdekjen. Hetimi nuk duhet të mjaftohet me arrestimin e autorëve materialë. Prokuroria duhet të verifikojë hierarkinë e resortit, personat që jepnin urdhra, pronarin real, burimin e financimit dhe lidhjet me zyrtarët publikë.
Edhe fotografia duhet të administrohet si pjesë e verifikimit. Ajo nuk përbën provë fajësie, por mund të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë natyrën dhe kohëzgjatjen e kontakteve mes Haxhiut dhe Bulicës.
Pamfleti i kërkon Endri Haxhiut të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: Çfarë marrëdhënieje ka me Bekim Bulicën?
Të njëjtën përgjigje duhet ta japë edhe Blendi Gonxhe. T’i lejë përrallat me “Fake news”. Ministri nuk mund ta paraqesë Haxhiun si administrator teknik kur ai e ka marrë pas vetes nga transporti rrugor dhe i ka dorëzuar drejtimin e institucionit kombëtar të trashëgimisë.
Shqiptarët kanë të drejtë të dinë nëse zyrtarët që administrojnë turizmin, kulturën dhe pasuritë kombëtare takohen privatisht me personazhe të skeduar nga drejtësia. Kanë gjithashtu të drejtë të dinë nëse këto kontakte kanë ndikuar mbi lejet, kontrollin shtetëror ose mbrojtjen që bizneset e tyre kanë marrë nga institucionet.
Pas vrasjes në Ksamil, heshtja nuk mjafton. Endri Haxhiu dhe Blendi Gonxhe duhet të përgjigjen me fakte, data dhe dokumente. /Pamfletiendri haxhiu bekim bulica 1 Komente G Gonxhja nBurg! 19 Gusht 2026, 12:01 Ja ku ka përfunduar duar trashëgimia kulturore shqiptare!
Kane caktuar nje kriminel per drejtues te Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore?!
Sukseset e Rames ne kriminalizmin e çdo gjeje shqiptare. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia Qeveria hungareze nis hetim zyrtar për 4iG, çfarë do të ndodhë me One Albania? 16 Gusht 2026, 14:4514:45Anti-Mafia Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë? 15 Gusht 2026, 12:4012:40Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit, projekti para ekspertizës dhe licenca e refuzuar; çfarë i duhet të shpjegojë ministrit Blendi Gonxhe 14 Gusht 2026, 08:3708:37Anti-Mafia Etleva Shkoza (Çoka) merr leje për kulla 30 kate; kush fshihet pas arkitektes me 3 mbiemra? 13 Gusht 2026, 17:4017:40Anti-Mafia

