Një konflikt mes dy vëllezërve në një banesë në lagjen nr. 13 të Korçës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas të dhënave paraprake, dy vëllezërit janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa gjatë debatit njëri prej tyre ka përdorur një sëpatë dhe ka goditur të vëllanë në shpatull.
Pas incidentit, autori është larguar nga banesa, por arratisja e tij ka zgjatur vetëm pak minuta. Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa i dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e konfliktit mes dy vëllezërve.

