Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, po vijon me viktimizimet e tij nga burgu i Fierit.
Këtë herë në vend të letrave dhe shënimeve, ka postuar një video të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, ku thotë se vijon të punojë për Tiranën, ndonëse në të vërtetë Veliaj prej 20 muajsh po e mban peng këtë bashki.
Më e madhja në vend, bashkia e Tiranës me një buxhet prej 70 milionë eurosh, trajtohet nga Veliaj si një plaçkë e tij personale dhe sikur është ai i vetmi që mund ta drejtojë këtë institucion. Sipas delirit të kryebashkiakut, pa atë Tirana nuk ecën asgjëkund.
Në fakt i gjithë ky viktimizim dhe “show konfliktesh” ka një qëllim të vetëm, politizimin e çështjes së tij deri sa ajo të dërgohet dhe të trajtohet në Strasburg.
Në reagimin e sotëm thotë se ka miratuar ndërtimin e 15 çerdhëve dhe kopshteve. Edhe me Erion Veliajn, edhe pa Erion Veliajn çerdhet, kopshtet apo shkollat në Tiranë do të vazhdojnë të ndërtohen sepse taksat i paguajnë qytetarët dhe jo ai nga xhepi i vet. Postimi i plotë: Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!
Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!
Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:
Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijëNj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijëNj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijëNj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijëNj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijëNj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijëPetrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijëDajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijëNj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijëNj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijëNj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijëNj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijëNj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijëNj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijëNj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

