Lajme Zone
Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim!

Kryebashkiaku Veliaj u lëndua rreth 2 javë më parë. Vizita në një spital privat në Tiranë, për të bërë grafi, pasi këmba e thyer është vënë në allçi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet. Sipas burimeve raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafinë dhe për të hedhur këmbën në allçi. Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar akuzat. LEXO EDHE:Ylli Pata: 84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove Tashmë, mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa kryebashkiaku po i firmos vendimet për mbarëvajtjen e punës në kryeqytet nga qelia, pasi shkarkoi kryetaren e komanduar, Anuela Ristani. Në 15 shtator Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg për Erion Veliajn, pasi çështja ishte rikthyer më 25 maj nga Gjykata Kushtetuese, një vendim që mbrojtja e cilësoi skandaloz. Në vendimin e zbardhur, i cili duhet të publikohet brenda 60 ditëve, Gjykata e Lartë duhet të argumentojë përse në rastin e Veliajt nuk është e përshtatshme një masë më e lehtë sigurie, në një kohë kur është kryebashkiak i Tiranës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: erion veliaj paraburgim burgu i durresit spak gjykata e larte futboll Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 3633 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?