Lajme Zone
Veliaj sulmon hapur Ramën: 31 orë për të thënë se vendimi qenka sekret, Rama të vërë në dispozicion autorizimin
PolitikëPolitiko

Veliaj sulmon hapur Ramën: 31 orë për të thënë se vendimi qenka sekret, Rama të vërë në dispozicion autorizimin

Erion Veliaj ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama pas vendimit për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit dhe ka kërkuar që të bëhet publik autorizimi që i ka dhënë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të drejtën për ta klasifikuar urdhrin si “sekret shtetëror”. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Veliaj ironizon kohën që iu desh autoriteteve për të deklaruar

Erion Veliaj ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama pas vendimit për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit dhe ka kërkuar që të bëhet publik autorizimi që i ka dhënë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të drejtën për ta klasifikuar urdhrin si “sekret shtetëror”. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Veliaj ironizon kohën që iu desh autoriteteve për të deklaruar se dokumenti ishte sekret, ndërsa shton se ky klasifikim po përdoret për t’i mohuar mundësinë për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar vendimin.

“U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë. Pse është “sekret shtetëror” transferimi i Veliajt në Fier? 29 Tetor, 16:44 Ateherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror! Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.”, shkruan Veliaj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm