Anuela Ristani nuk do të jetë më në krye të bashkisë së Tiranës, me një vendim të kryebashkiakut Veliaj, firmosur nga qelia.
Ajo do të vijojë të mbajë detyrën e nënkryetares së bashkisë, por nuk do të ushtrojë më kompetencat që i ishin deleguar për drejtimin e institucionit.
Në vendimin e firmosur prej Veliajt, i cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të 2025-ës, argumentohet se delegimi i kompetencave kishte karakter të përkohshëm dhe ishte bërë për të garantuar vijimësinë e administratës bashkiake në rrethanat e krijuara që pas arrestimit të tij. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konfirmoi vijimësinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur, kushtet institucionale kanë ndryshuar.
Veliaj pretendon se gjatë periudhës së fundit, Anuela Ristani nuk është bindur urdhrave të tij, duke thënë në vendin se ka patur mungesë informimi, koordinimi si edhe refuzim e moszbatim të urdhrave.
Në vendim thuhet se kjo situatë ka cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe se delegimi i kompetencave nuk mund të vijojë në kushtet e krijuara. Sipas argumentimit të Bashkisë, synohet garantimi i funksionimit normal të administratës dhe shërbimeve publike në Tiranë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Erion Veliaj
