Lajme Zone
Veliaj ‘shkarkoi’ dje Ristanin, Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut! Në fokus zbatimi i ‘Besës’ në terren
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj ‘shkarkoi’ dje Ristanin, Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut! Në fokus zbatimi i ‘Besës’ në terren

Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut Tiranë. Në fokus është zbatimi i “Besës”. Mbledhja vjen një ditë pasi Erion Veliaj, nga qelia, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin me argumentin se nuk ka zbatuar urdhrat e tij.

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes në një prej vilave qeveritare në kryeqytet me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku në fokus ishte zbatimi në terren i dokumentit “Besa” dhe “Prania Besnike”. Mësohet se në takim merr pjesë edhe Plarent Ndreca, i angazhuar në PS si koordinator në njësinë 14 në kryeqytet, njëherazi edhe avokat i krybashkiakut Erion Veliaj. Në mbledhjen e djeshme, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe të jenë në krye të këtij procesi dhe të dalin më shumë në zonat e tyre elektorale. Bashkë me strukturat e PS-së, deputetët dhe kryetarët e bashkive, ata do të hartojnë një axhendë takimesh me qytetarët për të evidentuar shqetësimet, si ato individuale, ashtu edhe problematikat e komunitetit, që lidhen me rrugët, mbetjet apo investimet. Shqetësimet e mbledhura në terren do t'u përcillen ministrive përgjegjëse, ndërsa ndjekja institucionale e tyre deri në zgjidhje do t'i ngarkohet një zëvendësministri. LEXO EDHE:Zbriti në Rinas me 79-vjeçaren që u kujdes për të në Siri, 9-vjeçari i bashkohet familjes në Rrogozhinë Kjo është edhe mënyra se si socialistët synojnë të zbatojnë dokumentin “Besa”, i cili vendos në qendër dëgjimin e qytetarëve, ndërsa “Prania Besnike” parashikon një prani më të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve politikë në territor. Në mbledhjen e djeshme u diskutua edhe për ndryshimet ligjore që kërkon platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga Rama në Pogradec. Synimi është që në këtë platformë të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve të cilat duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Sot radha është e Tiranës. Rama do të diskutojë me të deleguarit politikë dhe deputetët e qarkut për organizimin e punës në kryeqytet, ndërsa në horizont janë edhe zgjedhjet vendore të vitit 2027. Takimi për Tiranën vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj, nga qelia tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin me argumentin se nuk ka zbatuar urdhrat e tij. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane dokumenti BESA edi rama PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5275 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?