Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë Tiranë në aksion për mirëmbajten e kryeqytetit edhe natën (VIDEO)


Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit dhe, mbi të gjitha, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.

Edhe në orët e vona të mbrëmjes, sipas Bashkisë së Tiranës punonjësit kanë vijuar punën në terren për rikthimin e normalitetit në kryeqytet. Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët. Sikurse shihet edhe në pamje, ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të vona të natës në zonën pranë Parlamentit, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh. LEXO EDHE:Ilir Yzeiri: Qeveria dhe protesta - dy rituale, por pak shpresë Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit dhe, mbi të gjitha, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës. Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës urbane. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: erion veliaj bashkia tirane Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.6% Nuk e di 4.2% Vota total: 1802 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?