Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: 660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS, 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM
PolitikëReport TV

Eduard Zaloshnja: 660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS, 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM

Nga analiza rezultoi se rreth 660 mijë banorë të rritur të vendit janë të vendosur të votojnë qysh sot për PS-në dhe rreth 96 mijë anojnë nga ajo. Ndërsa rreth 52 mijë të tjerë kanë votuar më parë për PS-në, por ka pak gjasa të votojnë përsëri për të.

Në bashkëpunim me specialistin kompjuterik që më ndihmon për kryerjen e sondzheve të opinionit, zhvilluam një analizë të përgjigjeve të të anketuarve në 155 sondazhet që kam zhvilluar deri më sot (ndërthurur me të dhënat e KQZ-së për zgjedhjet dhe të INSTAT-it për popullsinë e rritur, vdekjet dhe emigracionin). Të gjitha këto të dhëna u analizuan për vetëm 2 minuta përmes modelit Claude të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic! LEXO edhe...Tentativa e grushtit të së djathtës shqiptare. A do të mbetet edhe drejtësia e re në tentativë? Nga analiza rezultoi se rreth 660 mijë banorë të rritur të vendit janë të vendosur të votojnë qysh sot për PS-në dhe rreth 96 mijë anojnë nga ajo. Ndërsa rreth 52 mijë të tjerë kanë votuar më parë për PS-në, por ka pak gjasa të votojnë përsëri për të. Nga ana tjetër, rreth 330 mijë banorë të rritur të vendit janë të vendosur të votojnë qysh sot për PD-ASHM-në dhe rreth 73 mijë anojnë nga ai koalicion. Ndërsa rreth 302 mijë të tjerë kanë votuar më parë për PD-ASHM-në, por ka pak gjasa të votojnë përsëri për të. Duke analizuar zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se për PS-në votuan vjet rreth 764 mijë banorë të rritur të vendit (duke përfshirë edhe ata që u rezultuan votat e pavlefshme nga ngatërrimi me fletëvotimet si fjalëkryqe gazetash), ndërsa për PD-ASHM-në votuan rreth 502 mijë (duke përfshirë edhe ata që u rezultuan votat e pavlefshme nga ngatërrimi me fletëvotimet si fjalëkryqe gazetash). Duke u kthyer më prapa në kohë, rezulton se për PS-në votuan rreth 809 mijë banorë të rritur më 2021 dhe rreth 780 mijë më 2017. Nga ana tjetër, për partitë përbërse të koalicionit PD-ASHM votuan rreth 776 mijë më 2021 dhe rreth 778 mijjë më 2017 (shihni grafikun e mëposhtëm). Xh.K/ReportTv.al Eduard Zaloshnja PS PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.6% Nuk e di 4.2% Vota total: 1803 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?