Lajme Zone
Veliaj pranon dorëheqjet e Anuela Ristanit, Sekretarit të Përgjithshëm Hoxha dhe shefes së Kabinetit Beshku
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj pranon dorëheqjet e Anuela Ristanit, Sekretarit të Përgjithshëm Hoxha dhe shefes së Kabinetit Beshku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar dorëheqjet e nënkryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar dorëheqjet e nënkryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku. Në vend të Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Vendimi vjen pasi gjykata administrative ka vendosur rikthimin e Dokushit në detyrë. Veliaj ka firmosur gjithashtu të gjitha listëpagesat brenda një ore nga momenti që i kanë mbërritur në IEVP Durrës. Po ashtu, kryebashkiaku ka miratuar nga IEVP Durrës një shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e Tiranës. Veliaj ka miratuar gjithashtu abonentë e transportit falas për pensionistët e Tiranës, nga paraburgimi, ku ndodhet prej 19 muajsh.