Lajme Zone
"Akt agresioni rus kundër sigurisë së Europës"/ Rama reagon për incidentin me dron në aeroportin e Leipzig
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Akt agresioni rus kundër sigurisë së Europës"/ Rama reagon për incidentin me dron në aeroportin e Leipzig

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me sulmin me dronë në aeroportin e Leipzig në Gjermani, të cilin e ka cilësuar si një akt agresioni rus kundër sigurisë së Europës.

Postimi i plotë: Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.

Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.

Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar. Vijon… Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.