Analisti Arben Meçe mendon se kryebashkiaku i Tiranës, nuk do bëjë aleancë me kreun e PD, Sali Berisha.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Meçe u shpreh se Berisha do e shkelte me këmbë Veliajn.
Sipas Meçes, Veliaj po tenton të sabotojë punën në bashki për interesat e veta. “Nuk mendoj se Veliaj do bëjë aleancë me Berishën, sepse e ka pjekurinë që nuk mund të bëjë dot aleancë me të. Për të, më mbështetës është PS dhe Edi Rama, sepse Berisha e shkel me këmbë. Erion Veliaj po kontribuon për Sali berishën. Po përdor strategji duke dëmtuar PS. Veliaj ka bërë deklarata anti PS, por është hedhur aksion anti PS. Ai ka filluar të aktivizojë instrumentet e veta anti PS në Bashkinë e Tiranës. Kjo të vë në dilemë, pse po e bën? Poe bën për të ushtruar sa më shumë trysni te Edi Rama, për ta ndihmuar. Veliaj është pothuajse fajtor për sistemin e drejtësisë. Edhe në Strasburg, Erion Veliaj nuk ka karta për të përdorur. Nuk ka gjasa që as në Strasburg, Veliaj ta fitojë çështjen. Veliaj po hakmerret. Ai goditi të gjithë PS në Tiranë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet arben meceErion VeliajSali Berisha
