Paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dhuna në protestat e fundit në Shqipëri ishin ndër çështjet që zunë vend edhe gjatë takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, të mbajtur në Elbasan. Antonio Mazzeo,bashkëkryetar i Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, një strukturë që merret me rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian, u ndal edhe te paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke nënvizuar rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe të respektimit të pavarësisë së gjyqësorit. Ai iu referua edhe raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili ngre shqetësimin për praktikën e zgjatjes së paraburgimit të kryetarëve të bashkive. LEXO EDHE:Transferimi i Veliajt në Fier, ministri Gogu i përgjigjet Xhafajt dhe Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin, përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Një tjetër çështje që Mazzeo trajtoi ishte reforma territoriale. Sipas tij, ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor duhet të mbështeten te funksionet dhe përgjegjësitë e bashkive dhe jo te interesat elektorale. Zyrtari europian foli gjithashtu për protestat e dhunshme të ditëve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se dhuna është e papranueshme. Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila dënoi dhunën gjatë protestave. Megjithatë, diplomatja europiane nënvizoi se institucionet duhet të kenë kapacitetet e nevojshme për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për t'u dhënë zgjidhje pakënaqësive të tyre. Edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, e cilësoi shqetësuese situatën e krijuar nga protestat e dhunshme, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe të protestave paqësore. Llatja nënvizoi se në demokraci nuk ka vetëm të drejta, por edhe detyrime. Takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri u zhvillua për herë të parë në Elbasan, me fokus rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian. Elbasani është qyteti i parë në Shqipëri që këtë vit iu bashkua zyrtarisht konsorciumit që zbaton Misionin e Bashkimit Europian “100 + 12 Qytetet Klimatikisht Neutrale dhe Inteligjente deri në vitin 2030”. Gjatë takimit u theksua se integrimi europian i Shqipërisë nuk varet vetëm nga institucionet qendrore, por edhe nga bashkitë, të cilat duhet të jenë të forta, transparente dhe të afta për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. U.D / A.Hl A.Hl Shqiptarja.com TAG: Antonio Mazzeo Sofia Moreira de Sousa erion veliaj protestat kunder qeverise Gledian Llatja Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 40.6% Nuk e di 9.4% Vota total: 286 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

