Lajme Zone
Veliaj në izolim dhe qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet e kreybashkiakut në burgun e Fierit
PolitikëBalkanWeb

Veliaj në izolim dhe qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet e kreybashkiakut në burgun e Fierit

Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Avokati i Popullit ka shkuar në burgun e Fierit për të inspektuar ligjshmërinë e transferimit dhe të mbajtjes në izolim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Inspektimi synon të verifikojë rrethanat e transferimit të Veliajt në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, si dhe kushtet në të cilat ai po mbahet. Sipas informacionit të bërë publik, Veliaj ndodhet në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të plotë. Fokusi i verifikimeve është respektimi i ligjshmërisë së procedurave të transferimit dhe i të drejtave të personit të paraburgosur apo të burgosur, përfshirë kushtet e trajtimit dhe masat e sigurisë të vendosura ndaj tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb