Më 25 maj të këtij viti, votat e 5 nga 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kthyen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për heqjen e masës së arrestit me burg. Detyrë kryesore për Gjykatën e Lartë u la arsyetimi nëse masa ekstreme është proporcionale në raport me detyrën që Veliaj ka si kryebashkiak i zgjedhur. Seancë, që në Gjykatën e Lartë, pritet të mbahet më 15 shtator. 5 ditë para këtij verdikti, mbrojtja ndërkombëtare e kryebashkiakut do të dorëzojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ankimimin për mbajtjen në masë arresti të Veliajt. Për të marrë firmën e Veliajt në dosjen e Apelit, avokatët i kërkuan SPAK-ut, një takim me Veliajn më 10 shtator, në ambientet e paraburgimit të Durrësit Kontaktuar nga Report Tv, avokati i Veliajt, Plaurent Ndreca, tha se nuk bëhet fjalë vetëm për masën e sigurisë arrest në burg, por edhe çështje të tjera që sipas mbrojtjes, meritojnë kontrollin e GJEDNJ-së. LEXO EDHE:Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë Tiranë në aksion për mirëmbajten e kryeqytetit edhe natën (VIDEO) Të tilla, si respektimi i prezumimit të pafajësisë, garancitë për një mbrojtje efektive dhe vonesat e sistemit të drejtësisë në kontrollin e një mase sigurimi, veçanërisht për një përfaqësues të zgjedhur që për shkak të paraburgimit pengohet të ushtrojë mandatin e tij. “Zvarritja e përsëritur krijon në mënyrë të pashmangshme edhe dyshimin se, pavarësisht arsyes së saj, efekti konkret që po prodhon është mbajtja e Kryetarit të Bashkisë larg mandatit që i kanë dhënë qytetarët”, shprehet Ndreca. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, qëndron në paraburgimin e Durrësit prej shkurtit të vitit 2025, për një sërë akuzash nga SPAK, të cilat i ka mohuar, ndërsa çështja ndaj tij është në gjyq themeli. Reagim i avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca për Report Tv Po punojmë me avokatët anglezë për ta çuar çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi qartë se, gjatë vlerësimit të proporcionalitetit të masës së sigurimit, gjykatat nuk kishin marrë në konsideratë siç duhej rrethanat që lidhen me mandatin dhe funksionin e tij si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, vlerësojmë se mbeten edhe çështje të tjera që meritojnë kontrollin e GJEDNJ-së. Këtu përfshihen, ndër të tjera, ekzistenca dhe standardi i dyshimit të arsyeshëm që ka justifikuar caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit, respektimi i prezumimit të pafajësisë dhe garancitë për një mbrojtje efektive, çështje për të cilat vlerësojmë se Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë një përgjigje shteruese. Një çështje më vete janë vonesat e sistemit të drejtësisë në kontrollin e një mase sigurimi që, për vetë natyrën e saj, kërkon shqyrtim të menjëhershëm dhe efektiv sipas Kushtetutës dhe Konventës Evropiane. Ky standard vlen për çdo qytetar të paraburgosur, por merr një dimension të shtuar institucional kur bëhet fjalë për një përfaqësues të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, i cili për shkak të paraburgimit pengohet të ushtrojë mandatin e tij. Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur konkretisht: vetëm Gjykatës Kushtetuese iu deshën rreth tetë muaj për të marrë vendimin, edhe pse vetë ajo kishte vendosur që çështja e Kryetarit të Bashkisë të shqyrtohej me precedencë. Pas vendimit, çështja iu përcoll Gjykatës së Lartë brenda ditës, por nga qershori e deri më sot ende nuk është vlerësuar se kemi përpara një urgjencë që nuk është vetëm personale për qytetarin Erion Veliaj. Është një urgjencë institucionale që prek edhe qytetarët e Tiranës dhe të drejtën e tyre që mandati i dhënë me votë të ushtrohet nga personi që ata kanë zgjedhur demokratikisht. Kur kontrolli gjyqësor i një mase që kufizon lirinë zgjatet deri në atë pikë sa vendimmarrja rrezikon të humbasë efektin e saj praktik, vonesa nuk është më thjesht një problem procedural. Ajo mund të përbëjë në vetvete cenim të garancive të procesit të rregullt ligjor. Dhe, në rrethanat e kësaj çështjeje, zvarritja e përsëritur krijon në mënyrë të pashmangshme edhe dyshimin se, pavarësisht arsyes së saj, efekti konkret që po prodhon është mbajtja e Kryetarit të Bashkisë larg mandatit që i kanë dhënë qytetarët. Edhe ky do të jetë një nga aspektet që do t’i kërkojmë Gjykatës së Strasburgut të vlerësojë. Besoj se brenda muajit shtator do ta depozitojmë kërkesën në GJEDNJ. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: spak arrestimi i erion veliajt erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.6 / 5 (9 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arsen: 04/09/2026 12:37 Sa leke i bejne keta avokatet ketij per kuriozitet. S'mjafton nje hetim per te ardhurat per keta? Përgjigju jani: 04/09/2026 12:16 te ankohet sa te doje ky hajdut nuk del Përgjigju Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.5% Të gabuar 20.4% Nuk e di 4.1% Vota total: 2322 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
