Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka folur për zhvillimet e fundit, për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe marrjen peng të Bashkisë së Tiranës nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj.
Sipas Alimehmeti për interesat personale të Veliajt dhe të Ramës, sot Bashkia e Tiranës është në ngërç, në një krizë të madhe dhe në zerim total. “Kjo është një situatë që nuk duhet të kishte ndodhur që në origjinë për interesa politike, abuzese, ekonomike të dy personave që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj është futur në andrallë e gjithë situata.
Që do të thotë për shkak se ka abuzuar njëri me Tiranën, me fondet e Tiranës por që nga krahu tjetër ka ndihmuar politiksht dhe Ramën por që dhe më fonde me sa kujtoj unë ato inceneratorët me VKM bëhen e ngrejnë kokën lart, për ato që është në burg sot Veliajn nuk janë çështje që shkojnë tek Edi Rama.
Për këto allishverishët e këtyre dy personave sot ne kemi krizën e madhe të cilën nuk e parashikon dot as legjilsacioni se çfarë ndodh me një kryetar bashkie në burg.
Bashkia Tiranë sot për interesa të dy personave është futur në ngërç dhe gjithë ne.
Bashkia është komplet në zerim. Po të shohim shpenzimet aka kryer vetëm 15 % për 7 muaj. Ndërkohë që ne paguajmë taksa”, deklaroi Alimehmeti./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

