Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila konfirmon largimin e Sulajt nga posti që mbante. Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025, së bashku me disa zyrtarë të tjerë në drejtimin e administratës vendore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

