Lajme Zone
Veliaj largon nga bashkia ish-bashkëpunëtoren e Ramës, emëron themeluesen e FRESSH-it
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Veliaj largon nga bashkia ish-bashkëpunëtoren e Ramës, emëron themeluesen e FRESSH-it

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur ndryshime në drejtimin e institucionit, duke liruar nga detyra dy nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Në vend të tyre, në postin e nënkryetares është emëruar Etleva Bisha. Bisha ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe është ndër themelueset e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESH). Ajo ka qenë gjithashtu e ang

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur ndryshime në drejtimin e institucionit, duke liruar nga detyra dy nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Në vend të tyre, në postin e nënkryetares është emëruar Etleva Bisha. Bisha ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe është ndër themelueset e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESH). Ajo ka qenë gjithashtu e angazhuar në reformimin e shërbimeve sociale, gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë, Vasilika Vjero ka mbajtur më herët detyrën e drejtoreshës në Bashkinë e Tiranës, gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga Edi Rama.

Ndryshimet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vijnë pas transferimit me pikëpyetje të Veliajt në burgun e Fierit. Vetë kryebashkiaku ka deklaruar se ndodhet në kushte të vështira izolimi dhe se tranfserimi u bë pa u informuar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm