Pak ditë para se të “thyente kokën” në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit dhe para se të thyente këmbën gjatë futbollit në burg, kryetari i arrestuar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dyshohet se theu ligjet e shtetit shqiptar.
Veliaj theu besimin e njerëzve që e kandiduan dhe e zgjodhën disa mandate rresht, theu nderin e Qytetarit të Parë të Tiranës, theu respektin tek politikanët e rinj, por edhe mbështetjen e socialistëve të ndershëm. Një milion qytetarë, peng të një prokure 1 Shtator, 11:35 Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të 10 shkurtit 2025 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ndaj tij rëndojnë këto akuza:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion Veliajt?!
16 Shtator, 13:30 6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Gjykata e la në qeli; A do të vazhdojë Erion Veliaj të mbajë peng Tiranën?
15 Shtator, 13:09 10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme tha atëherë se “fonde publike dhe leje ndërtimi, që firmoseshin nga kryebashkiaku për disa subjekte tregtare, përfnin te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, apo dhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh”. 1 vit nga arrestimi i Erion Veliajt/ Akuzat, hetimet dhe skandalet e një kryebashkiaku 10 Shkurt, 13:03 Bazuar në hetimet e kryera nga prokurorët, si edhe provat voluminoze, rezulton se Veliaj dhe familja e tij përfituan një vilë në bregdetin e Kavajës, në Qerret, përmes sipërmarrësve të lidhur me Bashkinë. Ai dhe e shoqja, Ajola Xoxa, dyshohen se përfituan mbi 1 miliardë dollarë të ardhura nga disa shoqëri dhe OJF të kontrolluara nga bashkëshortja e kryetarit të arrestuar.
Po ashtu, u zbuluan një mori blerjesh online me shpenzime rreth 800 mijë euro të padeklaruara, ndërsa nga llogaritë bankare të disa shoqërive të lidhura me të shoqen e Veliajt u sekuestruan mbi 860 mijë euro, pa përmendur shumat cash në dhjetëra mijëra euro, që u gjetën në zyrat e saj. Këto të ardhura të paligjshme dhe të padeklaruara janë tentuar që të futen në sistemin bankar. Mbi 86.7 milionë lekë buzëkuq, vathë dhe fustane/ Luksi i shfrenuar i Ajola Xoxës
12 Shkurt, 08:24 Për aq kohë sa ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë, Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe ai vetë i ka mohuar akuzat, por ka “kyçur” gojën dhe nuk ka treguar se si u siguruan gjithë këto para, dhe pse nuk u deklaruan, nëse nuk i paskësh përfituar me korrupsion. Se korrupsioni nuk ka brirë, por ja, ka paratë e pista.
Paratë që me siguri nuk kanë ardhur prej pagës së tij si kryetar i bashkisë, as nga fitimet e familjes. Para, që me siguri, janë vetëm ajo pjesë që u arrit të zbulohet.
Këtu nuk duket kurrfarë persekutimi politik, por llogaritë janë me drejtësinë, ku atij i duhet të provojë se akuzat nuk janë të vërteta dhe se pasuritë e tij janë të pastra.
Jo masa e arrestit, por korrupsioni i dyshuar është thelbi i problemit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

