Lajme Zone
Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar si pasojë e një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar si pasojë e një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.Avioni që vinte nga Tirana, u ul në aeroport pak pas mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore, ndaj kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni.Pikërisht gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator, i cili i mori jetën. Menjëherë ndërhynë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, por për të moshuarin nuk kishte më asgjë për të bërë.Në aeroport mbërriti gjithashtu edhe Policia, e cila shërbente në ambientet e aeroportit. /Abcnews.al/