Lajme Zone
Aksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari, arrestohet shoferi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari, arrestohet shoferi

Një aksident tragjik është shënuar në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 66-vjeçari Fezi Dine ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Një aksident tragjik është shënuar në lagjen nr. 13 në Durrës, ku një 66-vjeçari Fezi Dine ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, 26-vjeçari Aldi Talelli duke drejtuar një automjet taksi, ka përplasur 66-vjeçarin, teksa ky i fundit po kalonte rrugën në vijat e bardha.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, por, pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe, sipas autoriteteve, po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ngjarjen. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet