Lajme Zone
Makina përplas këmbësorin në Durrës/ Ndërron jetë në spital 66-vjeçari
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përplas këmbësorin në Durrës/ Ndërron jetë në spital 66-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen...

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare policore, shtetasi A.T., 26 vjeç, ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë më pas në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.