BULQIZË- Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga. Ai akuzohet se nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë minatori Ilir Kalaveri u aksidentua me vdekje. Burime bëjnë me dije se në polici u shoqërua për tu marrë në pyetje edhe drejtuesi tjetër teknik, Rremzi Pupli. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar. LEXO EDHE:Territorialja/ Këshilli i Libohovës kundër bashkimit me Gjirokastrën, shkresë qeverisë! Edhe këshilltarët e Klosit thërrasin mbledhje Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", njofton policia. Trupi i pajetë i Kalaveri u nxor një ditë më parë nga miniera. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: aksident ne pune Diber Përparim Koci Rremzi Pupli Ilir Kalaveri Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4166 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
