Lajme Zone
Eurodeputetja franceze: Revolta popullore, hapi logjik kur qeveria u shtron tapetin e kuq oligarkëve
PolitikëPamfleti

Eurodeputetja franceze: Revolta popullore, hapi logjik kur qeveria u shtron tapetin e kuq oligarkëve

Por situata është edhe më e keqe, sepse e njëjta gjë po ndodh edhe në vende të tjera si Pulja apo Sardenja në Itali, me projekte të ngjashme nga miliarderë si Bill Gates.

Emma Fourreau Lëvizja masive e qytetarëve shqiptarë kundër projekteve luksoze të familjes Trump në zonat e mbrojtura natyrore, është kthyer në një pikë kthimi për mbrojtjen e mjedisit dhe sovranitetit. Ky mobilizim reflekton një rezistencë më të gjerë në të gjithë jugun e Evropës, ku qytetarët po reagojnë kundër përvetësimit të tokave nga miliarderët globalë me lejen e qeverive vendase. Besoj se mbi protestat në Shqipëri ka dëgjuar shumëkush në Francë dhe Evropë. Popullsia është mobilizuar masivisht javët e fundit kundër një projekti sa ekocid aq edhe imperialist.

Por situata është edhe më e keqe, sepse e njëjta gjë po ndodh edhe në vende të tjera si Pulja apo Sardenja në Itali, me projekte të ngjashme nga miliarderë si Bill Gates.

Këto projekte rrezikojnë mjedisin, shëmtojnë peizazhet, sjellin mbi-turizëm dhe u marrin tokën banorëve, ndërsa shtetet dhe BE-ja e lënë që të ndodhë. A është Evropa Jugore e destinuar të bëhet një “Disneyland” i ultra-pasurve? Për këtë çështje biseduam me eurodeputeten franceze Emma Fourreau nga La France Insoumise (Franca e Pamposhtur), forca e tretë kryesore politike në vend.

Ju ishit vetë në Shqipëri. Shqiptarët po protestojnë masivisht sepse nuk duan të bëhen rezidenca dytësore e Donald Trump dhe Jared Kushner…

Po, janë mobilizime historike për vendin që nisën nga mbrojtja e mjedisit. Jared Kushner, dhëndri i Trump-it - i njohur edhe për planin për ta shndërruar Gazën në një Rivierë - tregon se e shoqja, Ivanka, e pëlqeu bregdetin gjatë një udhëtimi me jaht para 5 vitesh dhe vendosi ta blinte.

Për ultra-pasurit bota u përket atyre. Por këto protesta po i kthejnë me këmbë në tokë: këto toka i përkasin popullit shqiptar dhe janë zona mjedisore shumë të ndjeshme e të mbrojtura. Nuk mund të shkelësh rregullat mjedisore dhe vullnetin e popullit thjesht sepse ke para. Problemi është se kryeministri Edi Rama, po bën çmos për t’u lehtësuar lejet e ndërtimit.

Pra shteti shqiptar po bëhet bashkëfajtor?

Po, ai jo që vetëm e lejon të ndodhë, por modifikoi edhe ligjin e zonave të mbrojtura në vitin 2024 për t’ua dhënë më lehtë tokat zhvilluesve imobiliarë. Anulimi i këtij ligji, është një nga kërkesat kryesore të protestuesve, sepse ai zyrtarizon bashkëpunimin mes kryeministrit dhe oligarkëve për të ndërtuar vila luksoze.

A po përballemi me një formë të re kolonialismi apo imperializmi?

Po, është një përvetësim dhe vjedhje e tokave nga ultra-pasurit që duan të privatizojnë natyrën dhe bregdetin. Në Shqipëri takova banorë me dokumente pronësie që rrezikojnë të dëbohen nga shtëpitë e tyre për t’ia kaluar tokën Kushner-it.

Kjo është një luftë e pastër klasash: nga njëra anë janë banorët vendas që nuk kanë as ujë rregullisht në shtëpitë e tyre dhe që përballen me probleme të shumta sociale që shteti i injoron, dhe nga ana tjetër ultra-pasurit për të cilët shtrohet tapeti i kuq.

Edhe në jug të Italisë, si në Pulja me Bill Gates apo në Sardenjë, po ndodh e njëjta gjë. A po shndërrohet Evropa Jugore në një “Disneyland” të miliarderëve?

Po, për fat të keq ky është realiteti. Ultra-pasurit duan ta kthejnë Evropën e Jugut në një koloni turistike. Por kudo ka rezistencë popullore. Banorët po organizohen edhe përtej kufijve - në Itali, Spanjë, Greqi, Malin e Zi dhe Shqipëri.

Në çdo rast shohim të njëjtën skemë. Qeveritë bëhen bashkëfajëtore, ndryshojnë ligjet dhe bëjnë përjashtime për miliarderët kundër vullnetit të popullit. Kjo tregon se lufta ekologjike dhe sovraniteti i popullit janë të pandashme.

Në Shqipëri dëgjohen slogane si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Për një Shqipëri të re”. Rinia po largohet masivisht për shkak të mungesës së perspektivës dhe shërbimeve publike të shkatërruara, ndaj njerëzit me të drejtë revoltohen kur shohin se tokat e tyre u dozohen ultra-pasurve.

Po shohim kudo shkatërrim mjedisor dhe betonizim, ndërsa kriza klimatike po përkeqësohet...

Situata është e pakuptimtë. Isha vetë pranë lagunës së Nartës, përballë Sazanit. Është delta e fundit e madhe e paprekur në Evropë. Edhe ajo nuk po kursehet. Punimet nisën brenda natës me dhjetëra buldozerë që ndërtuan rrugë e ura pa asnjë leje.

Qeveria shqiptare u përpoq të justifikohet duke thënë se po bëhet një “studim ndikimi në mjedis”. Por askush nuk shkatërron natyrën për të bërë studime! Ajo përdor politikën e faktit të kryer: shkatërrojnë gjithçka dhe pastaj thonë se dëmi u bë. Rreziku më i madh për mjedisin sot janë kapitalistët grabitqarë dhe qeveritë që u shërbejnë atyre.

Si mund të luftohet kundër kësaj dhe si mund të përballemi me figura me ndikim si Donald Trump?

Kjo betejë nuk është e lehtë, ndaj shqiptarët po i kthejnë sytë nga BE-ja. Edi Rama ka premtuar anëtarësimin në BE, por ligjet që ai miraton për të shkatërruar mjedisin, bien ndesh me rregullat evropiane. Në Parlamentin Evropian, ne kemi kaluar amendamente për të kërkuar moratorium mbi këto punime.

Një problem tjetër, është se mediat vendase në Shqipëri nuk e mbulojnë siç duhet protestën, ose që Rama i etikon protestuesit si “agjentë të huaj”. Megjithatë, mobilizimi vazhdon prej më shumë se 50 ditësh me të gjitha brezat që kanë dalë në rrugë e sheshe, sepse kjo ishte pika që derdhi gotën kundër një qeverie të korruptuar.

Ç’mund të presim nga Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian?

BE-ja është shumë hipokrite. Në parim i mbron vlerat ekologjike, por nga ana tjetër kalon mekanizma për të përshpejtuar punimet dhe për të reduktuar vlerësimet mjedisore apo konsultimet me qytetarët.

BE-ja është faktikisht krah për krah me Edi Ramën dhe po pranon politikat neo-koloniale. Atyre në Bruksel u intereson vetëm biznesi dhe fitimi, pa u ndalur as para valëve të nxehtit ektrem apo shkatërrimit të natyrës.

Nëse shterrojnë rrugët ligjore, a rrezikon të rishfaqet dhuna politike apo zgjidhja vjen vetëm nga poshtë?

Kur shteti bën veshin e shurdhër, është e natyrshme që populli të kërkojë rrugë të tjera. Të parët që e shkelin ligjin janë vetë qeveritë që lejojnë punime ilegale. Prandaj, përgjigja popullore është plotësisht e ligjshme.

Nëse protestuesit do të shkatërronin mjetet e ndërtimit që po veprojnë në mënyrë të paligjshme, unë do ta quaja një akt të drejtë. Qeveritë duhet të dëgjojnë zërin e popullit sepse njerëzit s’mund të qëndrojnë duarkryq. Ai që po ndodh në Shqipëri është “Revolucioni i Flamingove” dhe unë shpresoj se do të frymëzojë të gjithë Evropën.

A po fitojnë gjithmonë interesat e biznesit mbi ligjin?

Po, siç e pamë edhe me ligjin bujqësor në Francë, i cili është një leje e pastër për të helmuar popullsinë në dobi të agrobiznesit. Ne jetojmë në një shoqëri me dy shpejtësi, ku ligjet bëhen për të varfëruar popullin dhe për të pasuruar oligarkët. Ndaj revolta është përgjigja më e mirë.

Mobilizimi në Shqipëri pritet të vazhdojë i fuqishëm apo jo…

Po, aktivistët atje janë më të motivuar se kurrë. Ata nuk do të tërhiqen pa u ndalur punimet dhe pa dorëheqjen e Edi Ramës./ Përshtati "Pamfleti" nga "Le Media"

eurodeputetja franceze emma fourreau proteste Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Gara për kryeprokuror, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrave, PS ka prishur çdo bashkëpunim 3 Gusht 2026, 11:3011:30Politike Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Berisha: SPAK të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 3 Gusht 2026, 10:3510:35Politike "Po ndërtohet mini-maternitet", Berisha ironizon nga SPAK: Përdorin mëmësinë për t'iu shmangur drejtësisë 3 Gusht 2026, 10:2210:22Politike Deputetja e PD-së humb bashkëshortin 3 Gusht 2026, 07:2307:23Politike PD kundër Reformës Territoriale, Boçi kundërshton Ramën: Shko në referendum! 3 Gusht 2026, 07:0807:08Politike Mesazhi me shkronja të mëdha për Edi Ramën! 2 Gusht 2026, 22:0022:00Politike