Lajme Zone
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë proceduar penalisht pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën një ditë më parë. Sipas policisë, 36-vjeçarja, shtatzënë në muajin e shtatë, ishte paraqitur në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe, pas ekzaminimit nga tre mjekët, u nis me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Gjatë transportit, gjendja shëndetësore e 36-vjeçares është përkeqësuar dhe ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë. Për ngjarjen po hetohen mjekët Blerta Delijan, 35 vjeçe, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të cilët ushtronin detyrën në maternitetin e Pogradecit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Procedimi penal ndaj tre mjekëve është nisur për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse ka pasur përgjegjësi mjekësore në trajtimin e 36-vjeçares.