Lajme Zone
Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026”
SportBalkanWeb

Spektakël i Briken Caljas, 4 rekorde mesdhetare dhe 2 medalje në “Taranto2026”

Briken Calja dhuron spektakël në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me peshëngritësin kuqezi që siguroi dy medalje, ar dhe bronz. Sportisti i Team Albania ishte në një formë të fantastike, duke dominuar garën në peshën 75 kg.

Briken Calja dhuron spektakël në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me peshëngritësin kuqezi që siguroi dy medalje, ar dhe bronz. Sportisti i Team Albania ishte në një formë të fantastike, duke dominuar garën në peshën 75 kg. Në shkëputje, Calja realizoi tri prova të pastra, duke ngritur 147 kg, 152 kg dhe 154 kg. Një paraqitje e jashtëzakonshme që i siguroi medaljen e artë, ndërsa njëkohësisht theu 3 rekorde mesdhetare. Ccccc

Në shtytje, Briken Calja ngriti 184 kg dhe theu rekordin mesdhetar në këtë stilit që i siguroi medalje të bronztë. Me këtë “dopjetë” medaljesh të Briken Caljas, Shqipëria ngjitet në kuotën e 5 medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto2026”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Briken Calja peshengritje