Policia greke ka arrestuar tre persona, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të dyshuar për vjedhje me pasojë vdekjen, pas shpërthimit të fuqishëm në një godinë në lagjen Plaka të Athinës. Sipas burimeve policore, të dyshuarit janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, pak kohë përpara shpërthimit fatal.
Ngjarja tragjike u mori jetën gjashtë personave, mes tyre tre me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha dhe Iris Cani, si dhe shtetases greke Athina Papapresku dhe shtetasit britanik Edmond Hings. Ndërkohë, raportohet se në total janë ndaluar pesë persona, pjesë e komunitetit rom, me origjinë greke dhe shqiptare.
Nga hetimet paraprake, autoritetet kanë siguruar prova për përfshirjen e tre prej të ndaluarve në ngjarje. Tre të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës paraditen e së premtes, ku do të përballen me akuzat përkatëse.

