Lajme Zone
Vatër zjarri në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat, flakët në një zonë të vështirë malore
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vatër zjarri në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat, flakët në një zonë të vështirë malore

Një vatër zjarri është shfaqur në një terren të vështirë malor, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat.

Një vatër zjarri është shfaqur në një terren të vështirë malor, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat. Pas sinjalizimit të marrë nga AKMC, drejt vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.

Me mbërritjen në terren, efektivët konstatuan se zjarri kishte rënë në majë të malit, në një zonë me akses të vështirë.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Nga flakët u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të qëndrojë në terren për monitorimin e zonës dhe parandalimin e ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrës. Top Channel