Lajme Zone
Vapa ekstreme “çmend” edhe shpendët, zogu gjen shpëtim te tubi i kondicionerit në Lushnje
Të tjeraJOQ Albania

Vapa ekstreme “çmend” edhe shpendët, zogu gjen shpëtim te tubi i kondicionerit në Lushnje

Temperaturat e larta dhe vapa përvëluese që ka përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve të korrikut po ndikohen ndjeshëm jo vetëm te njerëzit, por edhe te gjallesat e tjera.

Temperaturat e larta dhe vapa përvëluese që ka përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve të korrikut po ndikohen ndjeshëm jo vetëm te njerëzit, por edhe te gjallesat e tjera.

Një moment mjaft i veçantë dhe domethënës është regjistruar sot në qytetin e Lushnjes, duke pasqyruar më së miri situatën e jashtëzakonshme të motit.

Në pamjet që po i publikojmë për herë të parë, shihet një zog i vogël i cili ka gjetur një mënyrë origjinale për t'i mbijetuar vapës ekstreme.

Ai është filmuar poshtë një tubi që shkarkon ujin e kondensimit të kondicionerëve, duke shfrytëzuar pikat e ujit për t'u freskuar dhe për të shuar etjen.

Kjo video e siguruar nga redaksia jonë shërben edhe si një apel i heshtur për të gjithë qytetarët që të nxjerrin enë me ujë në ballkone apo ambiente të hapura, për të ndihmuar shpendët dhe kafshët e rrugës në këto ditë kritike. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)