Vala e të nxehtit që ka goditur Europën, ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Meteorologia Rezarta Xhakollari, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Report Tv tha se javën e ardhshme vendi ynë do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të larta "Jemi në kulmin e stinës së verës, dhe korriku parimisht shënon temperatura të larta. Në Europën Perëndimore temperaturat kanë arritur vlerën mbi 40 gradë teksa ka pasur edhe viktima. Tirana ka përjetuar temperatura të larta për shkak të të nxehtit, edhe për shkak të zonës gjeografike. Pritet një tjetër valë e të nxehtit e cila do të fillojë këtë të fundjavë që i kalojnë mbi 36 gradë, përfshirë Tiranën, Kuçovën apo Gjirokastrën. Kjo javë që vjen do të kemi temperatura ekstremisht të larta dhe termometri do të shënojë vlerën 39-40 gradë”, tha Xhakollari. LEXO EDHE:Zv.ministrja e Mbrojtjes për Report TV: Kemi siguruar financim nga SHBA për pajisje ushtarake, flotës ushtarake i shtohen 4 helikopterë Black Hawk Ndërkohë pas 20 korrikut ajo shtoi se do të kemi një një mot të paqendrueshëm. “Për gushtin temperaturat do të jenë po ashtu të larta, 2 gradë celcius mbi mesataren. Deri në nëntor do të kemi temperatura të larta në të gjithë Europën. Ky i nxeht vjen nga qendra e Afrikës dhe ka shkaktuar ndryshime te flora dhe fauna. Kështu në Korçë po piqen fruta që dikur në këtë zonë nuk bëheshin”, përfi ajo. Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Rezarta Xhakollari temperaturat e larta Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës:
9 Korrik, 15:08
Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.4% Jo 33.9% Disi 4.6% Vota total: 3536 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?
