Juristët Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të garës për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.
Ata kanë rezultuar brenda kritereve për të vijuar kandidimin për gjyqtarë pranë kësaj gjykate. Mësohet se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Lulzim Hamitaj, i cili ka të drejtën e ankimimit ndaj vendimit.
Ndërsa në proces vendimmarrjeje për lejimin ose ndalimin e kandidimit janë emrat: Genc Gjonçaj, Helena Papa, Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Brunilda Bara.
Pasi KED të vendosë për lejimin ose ndalimin edhe të kandidaturave të tjera, të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë. Tre kandidatët me pikët më të larta do t’i dërgohen përkatësisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit.
Presidenti zgjedh një kandidat mes tre emrave, ndërsa në Kuvend të tre kandidatët i nënshtrohen procesit të votimit.
Dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese u krijuan pas dorëheqjes së Elsa Toskës dhe përfundimit të mandatit të Sonila Bejtes./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

