Një grup vajzash nga Kosova janë përballur me një incident gjatë pushimeve të tyre në bregdetin shqiptar.
Teksa lëviznin me makinë në plazhin e Dhërmiut, automjeti i tyre ka ngecur në rërë pa mundur të lëvizin as para as mbrapa.
Në ndihmë të tyre ka ardhur një djalë shqiptar nga Shkupi, i cili me automjetin e tij tip fuoristradë ka arritur t’i nxjerrë nga situata e vështirë dhe t’i rikthejë në rrugë.
Pushiesit kanë përgëzuar shqiptarin për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë me të cilin u përballën vajzat e reja.

