Një ngjarje dramatike që për pak sa nuk përfi në tragjedi është regjistruar më 19 gusht në Chengdu të Kinës. Një vajzë 14-vjeçare, e identifikuar vetëm me mbiemrin Yang, ka përfunduar nën rrotat e një makine tip SUV teksa po udhëtonte me skuter.
Sipas medieve vendase, 14-vjeçarja ishte duke parë telefonin ndërsa ngiste skuterin, kur u përplas me automjetin dhe mbeti e bllokuar nën të.
Teksa çdo sekondë kalonte për jetën e të resë, dhjetëra kalimtarë të rastit nuk kanë hezituar për asnjë moment. Ata janë bashkuar me shpejtësi duke ngritur peshë makinën e rëndë për ta nxjerrë vajzën nga poshtë saj.
Nga përplasja e fortë, 14-vjeçarja ka pësuar thyerje të kockave dhe plagë të shumta, por fatmirësisht ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

